Bundesliga

E rëndë, pas Haller, diagnostikohet me tumor edhe një tjetër futbollist

Pas Sebastien Haller, sulmues i Borussia Dortmund që është duke u trajtuar prej muajsh prej tumorit në testikuj, Jean-Paul Boëtius është tjetër lojtar i Bundesligës që diagnostikohet me të njëjtën sëmundje.

Futbollisti holandez do t’i nënshtrohet një operacioni dhe trajtimi që e detyron të largohet nga fusha e blertë. Kështu thuhet në deklaratën e bërë publike nga klubi i Hertha Berlin.

Nga postimi i klubit gjerman bëhet me dije, se të mërkurën, gjatë një ekzaminimi urologjik, ai u diagnostikua me tumor në testikul. Ndaj 28-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni të premten.

“Sado i hidhur të jetë ky lajm në fillim, ne jemi plot shpresë dhe besim që Jean-Paul do të shërohet dhe do të kthehet në rrethin tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Derisa të kthehet, ai do të ketë të gjithë mbështetjen që mund të marrë nga ne. Ne do të qëndrojmë së bashku si një familje Hertha dhe i urojmë atij më të mirat. Sapo të ketë më shumë të dhëna për procesin e shërimit, Hertha do të informojë. Deri atëherë, ju kërkojmë që të mos bëni pyetje për respekt për privatësinë e tij.”-tha drejtori sportiv i Herthës Fredi Bobic.

 

Përveç Haller dhe Boëtius, nga e njëjta sëmundje kanë vuajtur muajt e fundit edhe Timo Baumgartl (Union) dhe Marco Richter (Hertha), 4 raste në 5 muajt e fundit në Bundesliga.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency