Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

E rëndë, tifozi gjendet i vdekur brenda qendrës stërvitore të klubit gjerman

Në kampin e Schalkes në Mittersill (Austri), ka ndërruar jetë një 50-vjeçar përkrahës i skuadrës gjermane.

Shkaku i vdekjes është ende i paqartë, deri më tani nuk ka dëshmi apo shenja për dhunë.
Tifozi u gjet i vdekur në Qendrën e Parkut Kombëtar Mittersill, ku Schalke kishte prezantuar të mërkurën sponsorin e ri kryesor “MeinAuto.de”.

Lajmin e bëri publik vetë Schalke përmes një postimi në “Twitter” ku shkroi: “Lajm i trishtuar për familjen e klubit Schalke. Një mbështetës i bluve mbretërorë vdiq në kampin stërvitor në Mittersill për arsye ende të pashpjegueshme. FC Schalke 04 është me mendje me familjen dhe miqtë e tij. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për ata.”

Në fushë lojtarët dhe tifozët e pranishëm respektuan të ndjerin me një minutë heshtje.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...