Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

E rëndë/ U ngrinë gjymtyrët në stadium nga të ftohtët, u rekomandohet amputimi

Dhjetëra tifozë të Kansas City Chiefs pësuan dëmtime të rëndë për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë ndeshjes me Miami Dolphins në NFL Playoffs (26-7).

Ndeshja u luajt në janar në stadiumin “Arrowhead” në një ditë me temperatura ekstreme nën zero (-20, por që ndihej -32 për shkak të erës së ftohtë). Shumë nga të pranishmit në stadium pësuan ngrirje të shkallëve të ndryshme.

70 000 shikuesit, që e ndoqën lojën drejtpërdrejt, përjetuan ndeshjen më të ftohtë në historinë e Chiefs dhe ndeshjen e katërt më të ftohtë në historinë e NFL-së.

Ishte aq ftohtë në stadiumin “Arrowhead” saqë edhe helmeta e Patrick Mahomes u thye pas një goditjeje të forte, ndërsa trajnerit të Chiefs, Andy Reid, i ngrinë mustaqet.

Në NFL nuk ka një kufi minimal të temperaturës nën të cilin nuk mund të luhen ndeshjet.

Lexo edhe:

Pas takimit, Departamenti i Zjarrfikësve në Kansas City raportoi se, për shkak të të ftohtit ekstrem, dhjetëra tifozë pësuan ngrirje dhe u dërguan në spital me lëndime të lidhura me hipoterminë.

Një nga ata tifozë, i cili hoqi dorezat për pesë minuta për të ngritur një tendë në parkingun e stadiumit Arrowhead, tregoi pasojat e ngricave të rënda që pësoi.

70% e pacientëve që pësuan ngrirje të gjymtyrëve në ndeshjen e Chiefs do të duhet t’u nënshtrohen amputimeve.

Drejtori i Qendrës Mjekësore në Kansas City ka raportuar se shumicës dërrmuese të tifozëve të Chiefs që pësuan ngrirje “u rekomandohet të planifikojnë amputime”.

Qendra e djegies Grossman konfirmoi 30% tifozëve me probleme të rënda do të mund t’i nënshtrohen trajtimit të oksigjenimit në një dhomë hiberbarike.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....