Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E rrallë/Mashtruesi profesionist Verhagen, firmosi me 4 klube pa luajtur asnjë minutë

“Emri i tij është Bernio Verhagen, ai është 26 vjeç, luan anësor, ka lindur në Suriname (toka që nxjerrë emra të tillë të mëdhenj si Edgar Davids, Clarence Seedorf, Hasselbaink ose Aron Winter), është rritur në futbollin holandez, në Willem II, dhe ka oferta nga Kina, por preferon luajë në klubin tënd.” Ky ishte përshkrimi që, gjoja, agjencia “Stellar Group” (ka klientë Gareth Bale, Saúl Ñíguez apo Maxi Gómez) kishte bërë për lojtarin e saj. Me një fjalë, pa të meta, përveç disa detajeve të vogla: “Stellar Group” nuk e përfaqëson atë në të vërtetë dhe nuk kishte asnjë ofertë kineze… Verhagen nuk është një lojtar profesionist i futbollit. Ai tani është në një burg danez, i akuzuar për mashtrim.

Katër klube profesionale në vitin 2019

Para se të zbulonte identitetin e tij të rremë në Danimarkë, Verhagen arriti të nënshkruante për disa klube profesionale, të gjitha në vitin 2019. E para që e “hëngri” ishte ekipi moldav Dinamo-Auto, që i formuloi një kontratë në shkurt 2012. Ai nuk luajti asnjë minutë dhe u largua në korrik për destinacionin e tij të ri, Cape Town City, një klub kryesor në divizionin e parë të Afrikës së Jugut.

Ai qëndroi atje për më pak se një muaj dhe në gusht kaloi një vend të ri, në një kontinent të ri. Këtë herë viktima ishte klubi historik kilian, Audax Italiano, gjithashtu në divizionin e parë. Verhagen e justifikoi largimin e tij pas pak më shumë se dy muajsh, në fillim të nëntorit, duke pretenduar për sjellje raciste të medieve, që në fakt, u treguan shumë të ashpra që në fillim me të. Klubi kilian u detyrua të dilte dhe ta mohonte me një deklaratë pretendimin e futbollistit.

Kjo, në fakt, ishte thjesht një strategji: gjente shkaqe për t’u larguar sapo firmoste kontratën dhe fuste paratë në xhep. Në këtë mënyrë, ai nuk luajti asnjë minutë në këto tre klube, por mashtrimi nuk do t’i ecte në destinacionin e tij të radhës, te Viborg FF në divizionin e dytë danez.

Skandali në Danimarkë dhe shpëtimi nga burgu

Ishte në Danimarkë ku skandali u zbulua pasi portali informativ Bold, foli me Verhagen, i cili kishte deklaruar se ishte testuar te Naestved dhe Randers, dy klube daneze, përpara se të nënshkruante për Viborg. Gazetarët kontatuan me drejtuesit e dy ekipeve në fjalë dhe për habinë e tyre zbuluan se kishte gënjyer. Në atë kohë, skuadra daneze kontaktoi “Stellar Group”, që gjithashtu mohoi ta kishte në mesin e klientëve të saj ose të dinte ekzistencën e këtij futbollisti. Klubi dhe agjencia përfaqësuese e denoncuan rastin në polici dhe u zbulua se gjithçka ishte e falsifikuar. Viborg ndërpreu kontratën e tij dhe e akuzoi për mashtrim.

Më 27 nëntor ai u arrestua dhe u fut në paraburgim, por jo për akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve (të cilën Viborg nuk e paraqiti deri më 3 dhjetor), por u akuzua për sulm, vjedhje dhe kërcënim ndaj të dashurës së tij kiliane, Nayaret Muci, 21-vjeçare, me të cilën udhëtoi për në Danimarkë (ishin lidhur kishte firmosur me Audax Italian).

Verhagen u arratis teksa ishte në mbikëqyrje të rojeve, para se të dëshmonte për rastin, por u arrestua disa ditë më vonë në Holstebro, nga ku ai kishte planifikuar të ikte në Suedi, ndoshta në kërkim të një klubi të ri.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...