Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

E rrallë, mesfushori bie nga biçikleta dhe humbet Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!

Mesfushori 25-vjeçar, në pronësi të Twentes në Eredivisie, pësoi një dëmtim në gju si pasojë e rrëzimit nga biçikleta…

Plaga e marrë nuk e lejon që të jetë në maksimumin e tij dhe në të tilla rrethana ka humbur pjesëmarrjen me Çekinë në Europianin e Gjermanisë.

Lexo edhe:

Një situatë dhe dëmtim tepër i çuditshëm për një arsye të vështirë për t’u imagjinuar. Dhe lojtarit nuk i mbetet veçse të bëjë tifo nga shtëpia për shokët e tij.

Çekia, kundërshtar të cilit Shqipëria i mori 4 pikë në fushatën eliminatore, ndodhet në grupin F. Me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë.

Duelin e parë, ekipi i drejtuar nga Ivan Hasek do ta luajë në datën 18 qershor përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...