Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E rrallë në Braga-Porto, futbollistët shtynë autoambulancën për të dalë nga balta!

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Portugalisë mes Bragës dhe Portos. Çudirat në futboll nuk kanë fund, dhe pavarsisht rezultatit përfundimtar 1-1 dhe ndeshjes shumë të luftuar e cila kishte edhe 2 kartonë të kuq, një episod vërtet i veçantë u regjistrua në këtë duel. David Carmo, futbollist i skuadrës vendase, u dëmtua në gjysmën e pjesës së dytë. Ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe u desh autoambulanca të futej në fushë për ta marrë dhe për ta transportuar. Aty lindi një problem, që u zgjidh nga futbollistët. Autoambulanca e kishte të vështirë të lëvizte dhe lojtarët u detyruan ta shtynin, që të dilte jashtë fushës së blertë. Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe videot u kthyen virale në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...