Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E rrallë në Brazil, skuadra historike luan me 12 futbollistë!

Një rast i paprecedentë është regjistruar në Copa Sudamericana, saktësisht në duelin Santos (Brazil)-Blooming (Bolivi).

Dy skuadrat nuk kishin shanse për kualifikimin. Dhe sfida e luajtur në “Estadio Urbano Caldeira”, përfundoi në barazim 0-0.

Miqtë e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, ndërkohë që Santos, skuadra e legjendës Pele, humbi një penallti në minutën e 11’ shtesë.

Lexo edhe:

E çuditshmja ndodhi në minutën e 64’. Vendasit kryen tri zëvendësime. Njëri nga lojtarët e futur në fushë ishte Rodrigo Fernandez.

I cili duhet të ndërrohej me Camachon, por ky i fundit nuk doli nga fusha. Santosi luajti për rreth një minutë me 12 lojtarë.

Një gjë të tillë e vunë re pjesëtarët e pankinës së Blooming, të cilët reaguan ashpër duke protestuar ndaj asaj situate.

Arbitri ekuadorian Augusto Aragon ftoi Camachon të largohej. Dhe në fushë u barazuan forcat mes dy skuadrave. Me sfidën që vazhdoi rregullisht, por që nuk prodhoi gola.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....