Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

E rrallë në Serie A, trajneri: U kërkova falje lojtarëve në pushim

Një trajner që u kërkon falje lojtarëve, nuk është një skenë që ndodh shpesh në futboll. Monza po shijon debutimin në Serie A, e njëjta gjë edhe për trajnerin Raffaele Palladino.

38-vjeçari nisi më 13 shtator në stolin e Monzës aventurën e parë si trajner. Deri tani ka bërë një punë shumë të mirë dhe numëron 1.73 pikë për ndeshje.

Monza e filloi vitin 2023 me një barazim 1-1 përballë Fiorentinës në Firence. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Palladino reflektoi në pushim, ekipi reagoi dhe goli i brazilianit Carlos Augusto solli pikë.

E vura skuadrën në vështirësi duke i lexuar keq disa situata loje. U kërkova falje djemve në pushim. Ishim me fat, pasi mund të kalonim në disavantazh të dyfishtë.

Në pjesën e dytë modifikova dhe rregullova disa gjëra në skuadër. Luajtëm me guxim, e vendosëm në vështirësi Fiorentinën. 

Mund të kishim fituar ose të humbur, por ne vazhdojmë të rritemi dhe jemi krenarë për rrugëtimin që po bëjmë”, u shpreh trajneri italian. Monza ndodhet përkohësisht 8 pikë mbi zonën e ftohtë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...