Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E rrallë në Turqi, arbitri ndërpret ndeshjen për Iftar

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një rit që ndiqet edhe në botën e futbollit. Kështu që nuk është çudi që të ndodhin episode të çuditshme, deri të pabesueshme, sikurse ajo që u pa në ndeshjen e Ligës së Parë të Turqisë mes Giresunspor-Ankara Keçiörengücü, për javën e 30-të.

Duke qenë se futbollistët e fesë islame, ata më fanatikë, nuk hanë dhe pinë nga agimi në mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, 10 minuta pas fillimit të ndeshjes arbitri kryesor, Onur Özütoprak, mendoi të shfrytëzonte një moment pushimi, për shkak të dëmtimit të një futbollisti, për të ndërprerë ndeshjen. Arsyeja? T’u jepte mundësi lojtarëve të hanin diçka me shumë qetësi, që të kishin energji gjatë ndeshjes.

Një veprim i bukur dhe i veçantë, që po merr shumë vëmendje në Turqi. Futbollistët e të dyja skuadrave qëndruan për disa minuta jashtë fushës, për t’u ushqyer, pa u nxituar për rinisjen e lojës.

Ndeshja vijoi normalisht dhe u mbyll me fitoren 2-1 të Giresunspor, skuadër që kryeson kampionatin me 63 pikë, 5 më shumë se Adana Demirspor, duke iu afruar edhe më shumë objektivit, promovimit të elitën e futbollit turk.

https://twitter.com/i/status/1382005454679736327

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...