Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E rrallë/ Presideni u kërkon tifozëve të mbledhin 2 milionë stërlina për të shmangur falimentimin

Pronari i Sheffield Wednesday, Dejphon Chansiri, u ka kërkuar tifozëve të klubit që të mbledhin 2 milionë funte për të shpëtuar nga falimentimi.

Sheffieldi është përfshirë në një problem financiar dhe sportiv pasi është lejuar të federojë futbollistët për shkak të borxheve që ka me thesarin britanik.

Sipas medias britanike, sa më gjatë të zgjasë periudha pa shlyerjen e borxheve, aq më i pamundur do të jetë regjistrimi i lojtarëve. Kjo do të thotë se klubi anglez mund të përballet me pezullimin e merkatos në tri dritare transferimi.

“Nëse do të kisha para në bankë, do të paguaja menjëherë”, tha Chansiri në një intervistë për gazetën “Sheffield The Star”.

Lexo edhe: 

“Nëse 20.000 njerëz do të jepnin nga 100 stërlina secili, atëherë do të ishim mirë dhe kjo situatë mund të merrte fund. Kjo shumë do të mbulonte gjithçka, pagesën në thesar dhe pagat”, shtoi miliarderi tajlandez.

Skuadra e Sheffieldit është në fund të renditjes, me gjashtë pikë pas 14 ndeshjeve .Disa ditë më parë shkarkoi spanjollin Xisco Muñoz, i cili ishte trajner i klubit që nga vera.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...