Pep Guardiola dhe Manchester City përgatiten të nisin një tjetër sezon në Champions League, këtë herë me statusin e kampionëve në fuqi. Tekniku spanjoll foli në prag të përballjes shtëpiake në Crvena Zvezda dhe më shumë se me kundërshtarin, e vendosi thekson te Interi, skuadrën që mposhti në finale. Guardiola u shpreh se zikaltërit mund të rikthehen sërish në finale pasi janë një skuadër shumë e fortë.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
“E shihni çfarë bëri skuadra që ne mposhtën në finalen e Champions League? Fituan derbin me rezultatin 5-1. Unë e dija fare mirë se po përballeshim me një skuadër shumë të fortë. Ata na e vështirësuan shumë në finale, ishte një sfidë shumë kompetitive dhe sa mirë që fati në atë ndeshje ishte në anën tonë. Ndjesia ime është që Inter mund të rikthehet sërish në finale”, u shpreh Guardiola.
