Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

E shiti 30 milionë € te PSG, Evertoni kërkon të rikthejë afrikanin

30 milionë euro përfitoi klubi i Evertonit tre vite më parë prej shitjes së Idrissa Gueye. Frank Lampard ka nevojë për përforcime për të bërë më mirë se sezonin e kaluar dhe u ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin mesfushori senegalez në ekip.

Drejtuesit e Evertonit kanë nisur bisedimet me homologët francezë. PSG ka nevojë për para dhe nuk pranon huazimin e 32-vjeçarit. Negociatat po zhvillohen për shitjen e plotë të Gueye për një shumë sigurisht disa herë më të vogël se ajo për të cilin u shit në vitin 2019.

Gjatë tre sezoneve në kryeqytetin francez, lojtari afrikan ka fituar gjashtë trofe dhe ka shënuar shtatë gola. Akordi mes palëve është afër, edhe pse nuk zbulohen shifrat e rikthimit të Gueye në Premier League.

Evertoni siguroi qëndrimin në Premier League sezonin e kaluar në javët e fundit. Lampard nuk do të përsëritet një gjë e tillë dhe Gueye e cilëson si përforcimin perfekt për mesin e fushës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...