Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shkarkoi Milani, Montella në ‘pole position’ për të marrë drejtimin e Italisë

Ende pa u shuar jehona e shkarkimit nga drejtimi i stolit të Milanit, një tjetër lajm ka filluar të qarkullojë për Vincenzo Montellën. Mediet italiane e lidhin të ardhmen e ish teknikut të kuqezinjve, me stolin e kombëtares italiane të futbollit.

Siç pranoi edhe Marcelo Lippi në një intervistë, Montella ishte kontaktuar edhe më herët nga Federata Italiane e Futbollit, por atëherë Tavecchio vendosi t’i besojë Gian Piero Venturës.

Me Ancellotin që refuzon të pranojë stolin e të kaltërve, në pritje të ofertave nga klube të mëdha europiane, Montella është emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e Italisë. Federata italiane do të kërkojë t’ia besojë skuadrën përfaqësuese, një trajneri me eksperiencë të madhe, për të mos rrezikuar si me Venturën dhe emrat e tillë aktualisht janë të angazhuar në klube të ndryshme dhe nuk kanë si prioritet kombëtaren.

Nga ana tjetër, Montella ka eksperiencën e duhur për të drejtuar kombëtaren dhe pas shkarkimit nga Milani, stoli i ‘Axurrëve’ do të ishte i duhuri për të synuar ringritjen e karrierës së tij si trajner, pasi vështirë se ndonjë klub i madh do t’i besonte në këto momente.

Të gjitha këto arsye, i çojnë mediet italiane në përfundimin se do të jetë pikërisht Vincenzo Montella, personi që do të drejtojë kombëtaren italiane, duke filluar që nga muaji mars i vitit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...