Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shtuna e futbollit në Supersport, spikasin City-Everton dhe Real-Rayo

Një shtunë e pasur me duele interesante dhe ndeshje që ja vlejnë të ndiqen në ekranin e Supersport. Fundjava do të nisë me duelin e orës 13:30 mes Manchester City-it dhe Everton, një takim që pritet të ofrojë emocione dhe spektakël. Java e 17-të e Premier League do të hapet pikërisht me duelin e Etihad Stadium. City i Guardiolës do të kërkojë të reagojë pas humbjes ndaj Chelsea dhe të ngjitet përkohësisht në krye në pritje të supersfidës Liverpool-Manchester United që do të luhet të dielën. Dëmtimet po i penalizojnë shumë kampionët në fuqi gjatë kësaj periudhe të cilët ndaj një kundërshtari si Evertoni nuk do ta kenë të lehtë, pasi sezonin e kaluar skuadra nga Liverpooli e ndali City-in brenda në Etihad që në javën e dytë të kampionatit.

Në Spanjë e shtuna është dita e Realit të Madridit që përpara se të udhëtojë në Botërorin e klubeve që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të fitojë derbin me Rayo Vallecanon për të mos humbur terren me Barçën kryesuese dhe për të hedhur pas krahëve atë humbje të shëmtuar që pësoi në Champions në mesjavë. Më herët në orën 16:15, Atletico e Madridit do të ketë një transfertë të vështirë ndaj Valladolid. Në Gjermani edhe këtë javë do të vijojë dueli në distancë mes Dortmundit dhe Bayernit. Baverezët do të sfidojnë Hannover 96 në transfertë ndërsa verdhezinjtë do të presin në shtëpi Werder Bremen. Në Supersport nuk mungon as Eredivisie që vjen me duelin Heracles-PSV.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...