Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shtuna futbollistike në Supersport, spikasin Hoffenheim-Bayern dhe Lazio-Bologna

Në Serinë A Napoli do të presë në takimin e mbrëmjes në stadiumin San Paolo ekipin e Torinos, ndërsa më herët në Friuli do të zhvillohet me dyer të mbyllura dueli Udinese- Fiorentina. Takimi hapës i javës së 26 në Itali është Lazio-Bologna, në orën 15:00, ku bardhekaltërit kanë një rast të shkëlqyer për t’u ngjitur përkohësisht në krye të Serisë A, ndërkaq në orën 16:00 në Spanjë interes ngjall edhe ndeshja Valencia-Real Betis. Në Le Championnat kampionët në fuqi të Paris SG do të presin në kryeqytet ekipin e Dijon-it, kundërshtar të cilin e shpartalluan 6-1 vetëm dy javë më parë, në fazën çerekfinale të Kupës së Francës, sidoqoftë në Supersport nuk do të mungojë as kampionati gjerman. Kështu në orën 15:30 fillimisht do të luhet takimi Hoffenheim-Bayern, duel që tre javë më parë në Kupë prodhoi plot 7 gola gjithsej, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet takimi Koln-Schalke, ndeshje të cilat gjithë të apasionuarit e Bundesligës do të kenë mundësi për t’i ndjekur si zakonisht nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....