La Liga

E shtuna futbollistike në Supersport, spikasin Leicester-Arsenal dhe Inter-Verona

Edhe ajo e sotmja do të jetë një e shtunë spektakolare në ekranin e Supersport. Sa shumë sfida për të mos humbur në kampionatet kryesore të Europës, me pjesën më të madhe të skuadrave big që zbresin sot në fushë.Në Premier League në ekranin tonë dita nis me sfidën Chelsea-Crystal Palace. Blutë e Londrës po përjetojnë një moment të artë në kampionat pasi vinë nga 5 fitore radhazi dhe do të tentojnë ta çojnë në 6 numrin e sukseseve rresht edhe pse në derbin ndaj Crystal Palace fitorja nuk do të jetë e lehtë. Në orën 18:30 në Supersport do të transmetohet edhe ndeshja mes Leicester City dhe Arsenalit një sfidë ku si rrallëherë vendasit janë favoritë për të marrë tre pikët. Dhelpërat ndajnë vendin e 3-të me Chelsean aktualisht dhe kanë 6 pikë më shumë se Arsenali që është në një moment krize dhe shumë probleme të brendshme.

La Liga ndërkohë vjen në Supersport me dy ndeshjet e dy skuadrave më të mira, Realit të Madridit dhe Barcelonës. Los Blancos kanë një ndeshje jo të lehtë në transfertën baske ndaj Eibar në orën 18:30 ndërkohë që Barcelona pas 2 rezultateve jo pozitive në kampionat dhe Champions do të kërkojë të rikthehet te suksesi në mbrëmje në sfidën ndaj Celta Vigos. Në Serie A është dita e Interit dhe Napolit. Zikaltrit do të kërkojnë të harrojnë humbjen në Champions ndaj Dortmundit me një fitore ndaj Veronës ndërkohë Napoli me shumë probleme pret në mbrëmje në San Paolo, Genoan aty ku lojtarët e skuadrës së kaltër pritet të kontestohen nga tifozët për ngjarjet e ditëve të fundit. Në Supersport nuk mungon as Ligue 1 që vjen sfidën interesante mes Brest dhe Paris Saint Germain që luhet në orën 17:30 me kampionët në fuqi të Francës që nuk mund t’i lejojnë vetes një tjetër hap fals pas disfatës ndaj Dijon javën e kaluar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency