Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shtuna në Supersport/ Luhet finalja e FA Cup, Seria A vjen me dy sfida mbijetese dhe Romën

Edhe këtë të shtunë, ashtu si çdo fundjavë, Supersport do të vijë me një kalendar mjaft të ngjeshur aktivitetesh sportive, duke filluar që nga ora 15:00, kur Udinese do të përballet me Spalin në Friuli, në një sfidë që vlen mbijetesën për bardhezinjtë.

Po nga kampionati italian, do të vijnë edhe dy takimet e tjera të ditës së sotme, ku në orën 18:00, një tjetër skuadër që lufton për mbijetesë, Genoa do të presë në shtëpi Cagliarin, një tjetër skuadër që vijon të militojë në zonën e ftohtë të renditjes.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në Emilia Romagna, ku Sassuolo do të presë Romën e Claudio Ranierit. Vendasit kanë siguruar mbijetesën dhe nuk kanë asnjë motivim në dy javët e mbetura të kampionatit, ndryshe nga Roma që vijon ende të shpresojë për një vend në zonën Champions.

Megjithatë vitet e shkuara kanë treguar se Sassuolo është një skuadër që nuk toleron, ndërsa e fundit që e ka vuajtur, ka qenë Interi në sezonin e kaluar, pasi humbi në shtëpi 0-1, në javën e parafundit të kampionatit, duke komplikuar rrugën drejt Championsit.

Një tjetër përballje interesante, që do të vijë në ekranin e Supersport 1, duke filluar që nga ora 18:00, do të jetë edhe finalja e FA Cup, trofe që do të diskutohet mes Manchester City-t dhe Watfordit.

Vetëm 6 ditë pasi ngritën titullin kampion për herë të dytë radhazi, të besuarit e Pep Guardiolës do të tentojnë sot që të marrin një tjetër trofe, për të zbutur sadopak zhgënjimin që u la dështimi për të disatën herë në Ligën e Kampionëve.

Sfida tjetër që do të vijë në ekranin e Supersport, do të jetë ajo e kampionatit francez, ku Paris Saint Germain do të presë në “Parc Des Prince” Dijonin, që ndryshe nga kryeqytetasit, do të synojë 3 pikët sot, për të tentuar mbijetesën.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...