Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shtuna në Supersport/ Reali në transfertën ndaj Celtës, Ancelotti pret Guardiolën

E shtuna në ekranin e Supersport do të vijë me një sërë ndeshjesh interesante, duke startuar që në orën 13:30 me çerekfinalen e parë të FA Cup, Bournemouth-Southampton, për të vijuar më pas me sfidën tjetër Everton-Manchester City.

Një përballje mjaft interesante mes dy trajnerëve që kanë fituar vërtetë shumë gjatë dekadës së kaluar, por që gjatë këtij sezoni në Premier League luajnë për objektiva të ndryshme. Manchester City vrapon drejt titullit kampion dhe po bën mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Evertoni synon një vend në zonën Champions dhe natyrisht një trofe si FA Cup do ta bënte edhe më të bukur sezonin.

Do të vijnë në ekranin e Eurosport 2 në kanalin numër 99 në Digitalb edhe dy sfida mjaft interesante të kampionatit gjerman si Bayern Munich – Stuttgart në orën 15:30 dhe Schalke 04 – Borussia Monchengladbach në orën 18:30.

Në La Liga Realin e Madridit e pret një transfertë e vështirë si ajo ndaj Celta Vigos. Pasi siguruan çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Los Blancos do të kërkojnë një sukses në kampionat për t’u afruar edhe më shumë me Atleticon kryesuese.

Sfida mes Celta Vigos dhe Real Madrid do të startojë në orën 16:15, ndërsa në mbrëmje në ekranin e Supersport do të vijë një tjetër sfidë nga kampionati spanjoll, ajo mes Valladolidit e Sevillas.

Me shtyrjen e sfidës Inter-Sassuolo, kampionati italian do të vijë këtë të shtunë me vetëm dy takime, të dyja mjaft të rëndësishme sa i përket garës për mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Kështu Crotone, që deri tani është skuadra më e dobët e kampionatit, do të luajë një nga shanset e fundit për mbijetesë, pikërisht në përballjen me Bolognën, që nga ana tjetër “lundron në ujëra të qeta”.

Në orën 18:00 Spezia do të presë Cagliarin në një sfidë direkte për mbijetesën. Vendasit kanë bërë një sezon mjaft të mirë deri tani, por gara është ashpërsuar dhe ndaj sardëve do t’u duhet suksesi për të blinduar pozitat.

Nga ana tjetër sardët vijnë pas humbjes me Juventusin, që i zbriti sërish në zonën e ftohtë dhe sot janë të dënuar të marrin tre pikët në transfertën ligure, për të mos komplikuar edhe më shumë pozitat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...