Futboll

E shtuna në Supersport/ Transfertë baske për Realin, Bayerni pret Leverkusen

E shtuna në Supersport do të startojë që në orën 13:00 me sfidën e kampionatit spanjoll mes Alavesit dhe Realit të Madridit, që do të transmetohet live në ekranin e Supersport 1.

Madrilenët, pasi siguruan kalimin në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues, tani do të mund të përqendrohen në kampionat, ku janë në krye me pikë të barabarta me Barcelonën dhe në rast fitoreje sot, do të shkëputeshin me 3 pikë dhe do të vinin në presion katalanët.

Vetëm 30 minuta më vonë, në ekranin e Supersport 2 do të vijë takimi i kampionatit anglez mes Newcastle dhe Manchester Cityt, ku këta të fundit e kanë detyrim fitoren, për të mos rrezikuar një shkëputje edhe më të madhe nga Liverpooli kryesues.

Kampionati gjerman do të vijë sot me dy takime mjaft interesante, ku fillimisht në Berlin, ish ylli gjerman i futbollit, Jurgen Klinsmann do të debutojë si trajner i Herthës, në sfidën përballë Borussias së Dortmundit, në orën 15:30.

Në orën 18:30 vëmendja do të spostohet në Mynih, ku bavarezët e Bayernit do të presin Bayer Leverkusenin, në një sfidë që premton spektakël. Natyrisht që vendasit janë favoritë për këtë takim, pasi duan të marrin kryesimin e renditjes, por Leverkusen është një ekip që luan futboll dhe mund të bëjë befasinë.

Kampionati italian do të startojë në orën 15:00, me ndeshjen Brescia-Atalanta, e vlefshme për javën e 14 të kampionatit. Trajneri Fabio Grosso drejton prej dy javësh “Dallëndyshet” dhe nuk e ka provuar ende fitoren e parë, ndaj do të tentojë ta bëjë sot ndaj një kundërshtari aspak të lehtë si Atalanta, që gjithashtu vjen pas humbjes me Juven një javë më parë.

Në orën 18:00 vëmendja do të jetë në “Marassi”, ku Genoa do të presë Torinon, një përballje kjo mes dy skuadrash që kanë organikë cilësore, por që nuk po arrijnë të marrin atë që kanë në pritshëmritë e tyre.

Në mbrëmje do të jetë radha e takimit mes Fiorentinës dhe Lecces, ku vendasit e Vincenzo Montellës do të kërkojnë rikthimin te fitorja dhe loja e bukur, cilësi që u kanë munguar në javët e fundit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency