Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shtunë magjike në Supersport, Arsenal-Liverpool dhe Leipzig-Bayern sfida për të mos u humbur!

Në këtë të shtunë në ekranin e Supersport nuk mungon as futbolli anglez. Në orën 18:30 Manchester City që tashmë ka vendosur njërën dorë tek titulli do të sfidojë në transfertë Leicester City që është në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Por rëndësinë më të madhe nuk e ka dueli i King Power Stadium por ndeshja e mbrëmjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit që do të luhet në Emirates Stadium. Misioni Champions për The Reds kalon pikërisht nga ky duel. Skuadrës së Klopp nuk i lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores përballë një Arsenali që e ka marë disi veten pas fillimit të dobët që i bëri sezoni, por aktualisht është jashtë çdo objektivi sezonal.

Në Gjermani sot në orën 18:30 luhet dueli i titullit mes Leipzig dhe Bayern Munich, sfidë që do të keni mundësi ta ndiqni në Digitalb nëpërmjet kanalit Eurosport 2. Me një fitore skuadra e Flick do ta thellonte në 7 pikë avantazhin ndaj ndjekëses më të afërt që është pikërisht Leipzigu. Skuadra e Nagelsmann nuk ka rrugë tjetër përveç fitores nëse dëshiron të luftojë deri në fund për të shkurorëzuar Bayernin. Në fushë në këtë të shtunë do të jetë dhe Reali i Madridit që do të sfidojë Eibarin me objektivin për të marrë tre pikët e radhës, ndërkohë që në Francë në orën 17:00 luhet përballja e drejtpërdrejtë për titullin mes Paris Saint Germain dhe Lille, ndërkohë që në mbrëmje do të keni mundësi të ndiqni takimin Lens-Lyon me miqtë që janë të avantazhuar për të marrë 3 pikët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...