Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E shtunë magjike në Supersport, spektakël i garantuar në Juve-Inter dhe Roma-Lazio!

Do të jetë një e shtunë me pak ndeshje por me duele spektakolare dhe shumë të rëndësishme në ekranin e Supersport. Vëmendjen më të madhe e merr padiskutim derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, një sfidë që duhet fituar me çdo kusht nga bardhezinjtë për të shpresuar deri në fund të objektivi Champions, ndërkohë në krahun tjetër Interi i Contes nuk ka ndërmend të tolerojë aspak edhe pse e ka fituar titullin pasi rivaliteti me Juventusin është aq i madh saqë tifozët nuk do ta pranonin që skuadra të hapte krahun dhe t’i lejonte bardhezinjtë të vazhdonin rrugën drejt objektivit të tyre. Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira të mundshme. Në mbrëmje do të luhet edhe derbi i qytetit të përjeshtshëm me Romën që do të sfidojë në Olimpico Lazion që beson ende te objektivi Champions. Një vëmendje të madhe këtë të shtunë në ekranin e Supersport do të marrë edhe finalja e FA Cup mes Chelsea-t dhe Leicester që do të luhet në Wembley. Nëpërmjet kanalit Eurosport 2 nga java e 33-të e Bundesligas në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni sfidën Freiburg-Bayern Munich.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...