Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shtunë spektakolare në Supersport, sytë te Reali, Bayerni e Liverpooli

Dy skuadrat më të mëdha të Madridit, Reali dhe Atletico do të zbresin sot në fushë për javën e tretë të La Ligas me objektiv, fitoret e radhës. Në orën 20:45 Los Blancos luajnë derbin e vogël ndaj Leganes në Santiago Bernabeu. Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para ndaj Getafes dhe Gironas, skuadra e Lopeteguit synon të vijojë ecurinë perfekte në kampionat, pasi titulli kampion në La Liga është edhe objektivi kryesor i Realit të Madridit në La Liga. Mbetet për t’u parë nëse në këtë sfidë trajneri spanjoll do t’i japë disa minuta sulmuesit të sapoardhur Mariano Diaz. Më herët në orën 18:30, Atletico e Madridit ka një sfidë shumë të vështirë në letër përballë Celta Vigos në Balaidos. Një kundërshtar që gjithmonë i ka hapur probleme skuadrës së Simeones që pas barazimit ndaj Valencias në javën e parë dhe fitores minimale ndaj Rayo Vallecanos do të kërkojë me çdo kusht të mos bëjë një tjetër hap fals. Përveç dy përballjeve shumë të bukura që ofron La Liga, sot në Supersport nuk do të mungojë as Premier League që vjen me sfidën e orës 13:30 mes Leicester City-it dhe Liverpoolit. Skuadra e Klopp synon titullin në këtë sezon, një trofe që të kuqëve u mungon që nga viti i largët 1990 dhe pas tre fitoreve në 3 javët Liverpooli do të synojë të vazhdojë të kryesojë me pikë të plota, edhe pse rivali i radhës është një ekip që nuk kalohet lehtë. Edhe Bundesliga nëpërmjet kanaleve të Eurosport vjen me dy takime për të mos u humbur në ekranin tonë. Bayer Leverkusen-Wolfsburg në orën 15:30 dhe ShtutTgart-Bayern, 3 orë më vonë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...