Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

E sulmuan me thikë, Galliani zbulon gjendjen e Pablo Mari: Ka plagë të thellë në shpinë!

Mbrojtësi i Monza-s, Pablo Mari mbeti i plagosur pasditen e së enjtes, pasi një person me probleme mendore plagosi 5 persona me thikë në një qendër tregtare në Milano, mes të cilëve edhe 29-vjeçarin.

CEO i Monza-s, Adriano Galliani ka shkuar në  spital pranë mbrojtësit dhe së fundmi ka reaguar për mediet, duke bërë të ditur se mbrojtësi ka marrë një plagë të thellë në shpinë, por që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

“Lojtari ynë Pablo Mari kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, por që nuk dëmtoi organet vitale si mushkëritë apo ndonjë gjë tjetër, kështu që ai nuk është në rrezik për jetën.  Ai ka muskuj të lënduar, mjekët po i bëjnë qepje dhe ai është i vetëdijshëm. Më thonë se duhet të shërohet shumë shpejt,”-deklaroi Galliani.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...