Merkato

E teproi me kërkesat ekonomike, “Djajtë e Kuq” heqin dorë nga mesfushori i Juventusit

Bie poshtë përfundimisht mundësia që Adrien Rabiot të bëhet “Djall i Kuq”. Arsyet e dështimit të negociatave lidhen me kërkesat e larta ekonomike të mesfushorit francez të Juventusit, që janë gjykuar si të tepruara nga drejtuesit e klubit anglez (paga fikse dhe bonuset).

Mesfushori i Juventusit, i cili e humbi debutimin e tij në Serinë A kundër Sassuolos për shkak të skualifikimit, do të mbetet në Torino, ku do të respektojë vitin e fundit të kontratës, para se të largohet me parametër zero.

Rabiot, i cili luan prej tri sezonesh te “Zonja e Vjetër”, u kërkua nga trajneri Erik ten Hag, por pavarësisht vlerësimit të trajnerit holandez, dhe marrëveshjes së arritur mes klubeve, transferimi dështoi përfundimisht.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency