Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E thotë historia, 10 pikë diferencë në La Liga, të parikuperueshme

Barazimi në derbi mes Realit dhe Atleticos pothuajse ka nxjerrë jashtë gare dy klubet madrilene në garën për titull, të paktën sipas historisë, që tregon se asnjë skuadër në La Liga nuk ka mundur të përmbysë një disavantazh prej 10 pikësh me kryesuesit për të rrëmbyer trofeun në fund. Dy skuadrat shmangën humbjen përballë tyre, por pika e fituar ngjan e vogël me diferencën me katalanasit, që kanë hedhur një hap gjigant drejt titullit, falë dhe suksesit me Leganesin në transfertë. Rekuperimin më të madh të pikëve në një sezon të La Ligas e ka regjistruar pikërisht Barcelona, që në kampionatin 1998/1999 arriti të përmbyste 9 pikë epërsisë të Mallorcas, që në javën e 14-të kishte 28 pikë kundrejt 19 të “blaugranave”. Gjithsesi, në futboll shpresa nuk vdes kurrë, por forma e shfaqur nga Reali dhe Atletico në këtë fillim kampionati lë pak vend për përmbysje në renditje, aq më tepër që “los blancos” janë ende duke fshirë plagët e një fillimi të ngadaltë, ndërsa tifozët e Atleticos nuk kanë kaluar ende ankthin e një skuadre që këtë vit nuk ka vazhdimësi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...