La Liga

E thotë ish-presidenti i Realit: Mourinhon s’e deshën lojtarët

Jose Mourinho nuk u kthye në krye të Realit të Madridit pasi disa nga lojtarët veteranë vunë veton, duke e detyruar presidentin Florentino Perez të bënte të mundur kthimin në “Bernabeu” të Zinedine Zidane. Një version ky i besueshëm kur zbulohet nga ish-presidenti i “Los Blancos”, Ramon Calderon. Zidane u emërua trajner i Real Madridit të hënën, pas shkarkimit të Santiago Solarit. Francezi u kthye në Madrid vetëm dhjetë muaj pasi ishte larguar, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se është zgjedhja e duhur. Alternativa tjetër ishte Mourinho, por në ditët e fundit, liderët e dhomës së zhveshjes kërkuan që të mos kthehej portugezi. Mourinho la shumë probleme kur u largua nga Real. Ishte trajner kontrovers, kishte shumë probleme dhe tifozët ishin të ndarë. Ai është trajner i mirë, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë, ai ka shumë trofe, por ai e ka një problem e liderët e ekipit.”

Përkundër sukseseve në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës gjatë kohës së Mourinhos u shfaqën shumë probleme në skuadër. Ky tension bëri që të largohej edhe Iker Casillas.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency