Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

E transferoi nga Atalanta, trajneri Tudor: Është shumë i fortë në 30 metrat e fundit!

Ruslan Malinovski u transferua këtë merkato nga Atalanta tek Marseille në Ligue 1. Mesfushori me tipare ofensive kaloi në Francë me anë të formulës së huazimit ndërsa në verë, palët do të bisedojnë për transferimin përfundimtar të 29-vjeçarit.

Një nga personat më të lumtur mbi këtë transferim është trajneri i Marseille, Igor Tudor i cili përforcon ofensivën e skuadrës së tij ndërsa thekson se Malinovski është shumë i fortë në 30 metrat e fundit.

“Malinovskin e kërkonim që në merkaton e verës, ishte një objektiv për ne. Ai është një lojtar shumë i fortë në 30 metrat e fundit dhe mua më pëlqen shumë mënyra si ai interpreton lojën”, u shpreh Tudor.

Marseille këtë sezon është në pozicionet e larta të renditjes dhe aktualisht renditet në vendin e tretë me 36 pikë ndërsa synimi është kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...