Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

E transferuan në janar, Shkëndija mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin

Processed with VSCO with m5 preset

I transferuar në janarin e vitit 2020, Jan Krivak dhe Shkëndija e Tetovës kanë ndarë rrugët dhe qendërmbrojtësi nuk do të jetë më pjesë e tetovarëve për sezonin e ardhshëm. Njoftimin për ndërprerjen e kontratës e ka publikuar vetë klubi që falenderon lojtarin, i cili me Shkëndijen ka koleksionuar 53 paraqitje duke shënuar edhe pesë gola.

Njoftimi i Shkëndijes:

KF Shkëndija njofton për përfundimin e kontratës së qendërmbrojtësit sllovak Jan Krivak. Përfundimi i kontratës së 28-vjeçarit Krivak zyrtarizon mbylljen e marrëveshjes me kuqezinjtë.

Jan Krivak skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në janar të vitit 2020. Me fanellën e Shkëndijës mbrojtësi Krivak pati gjithsej 53 paraqitje dhe realizoi 5 gola.KF Shkëndija falënderon Jan Krivakun për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e tij futbollistike!

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...