Serie A

E tregojnë shifrat, Juventusi ul rendimentin e Ronaldos

Cristiano Ronaldos, pas 9 sezonesh te gjigantët e Realit të Madridit, iu bashkua Juventusit për t’u dhënë atë shtysën e fundit, që të fitonte Championsin, por që në sezonin e parë dështoi në këtë objektiv. Titulli kampion në Serinë A është shumë pak për një lojtar që ka shënuar 600 gola me të gjitha skuadrat ku ka luajtur, ka fituar 5 Champions dhe 5 “Topa të Artë”.

Në sezonin e parë si bardhezi, vihet re një statistikë që tregon se edhe kampionët e Italisë nuk e kanë ndihmuar për të shkëlqyer si më parë. Ronaldo, kur kanë mbetur edhe 4 javë për për t’u luajtur, është golashënuesi i katërt më i mirë i Serisë A më 20 finalizime, 3 më pak se kryesuesi Quagliarella.

Nëse bazohemi tek ecuria e deritanishme finalizuese, këto të dhëna janë më të këqijat e portugezit në 10 vitet e fundit. Ai ka arritur të shënojë gjithmonë të paktën 25 gola në një kampionat. Herën e fundit, kur nuk e arriti këtë shifër, ishte sezoni 2008-2009, teksa luante me Manchester United. Asokohe e mbylli Premier League-n me 18 gola.

Në 9 sezonet me Realin, “ylli” portugez ka arritur gjithmonë të paktën 25 gola. Rekordin e ka shënuar në sezonin 2014-2015, kur e mbylli kampionatin me një shifër stratosferike prej 48 golash, që pothuajse përputhet me rekordin e Messit, 50 gola në sezonin 2011-2012.

Ronaldo është lojtari i vetëm, i cili ka shënuar së paku 30 gola në La Liga, gjashtë sezone radhazi (2010-2016).

Cristiano Ronaldo duhet të impenjohet duke luftuar fort në katër ndeshjet e fundit të Serisë A për të shënuar të paktën edhe 5 gola, në mënyrë që të mos e prishë rregullin prej goleadori, si dhe të arrijë veteranin e Sampdorias, Quagliarella, për t’u kurorëzuar ai “Këpuca e Artë” e Serisë A në këtë sezon.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency