Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E treta e vërteta, Josa rikthehet në Shkodër për të fituar trofe

Mirel Josa u emërua trajner i Vllaznisë vetëm 2 ndeshje para fundit të kampionatit, duke i befasuar të gjithë. 58-vjeçari rikthehet për të tretën herë në Shkodër,këtë herë me synimin për të fituar Kupën e Shqipërisë.

Josa është trajneri më i suksesshëm në Shqipëri teksa ka grumbulluar me 11 trofe të ndryshëm, po aq sa dhe Zihni Gjinali me 5 tituj kampion, 3 Kupa dhe 3 Superkupa, por asnjë nga këto trofe nuk ka arritur që ta dërgojë në Shkodër në dy eksperiencat e mëparshme.

Josa ka drejtuar Vllazninë në periudhat korrik 2006-mars 2008 dhe tetor 2010-tetor 2011, por pa mundur që të fitojë ndonjë nga trofetë kombëtar. Synimi i shkodranëve është që të prekin zonën evropiane, që mund të arrihet pa asnjë llogari vetëm nëse do të fitohet Kupa e Shqipërisë.

Josa ka drejtuar në karrierën e tij plot 10 skuadra, teksa sukseset më të mëdha i ka regjistruar me Skënderbeun dhe me Tiranën, ndërsa ka pasur sukses dhe në Kosovë me Prishtinën.

Ekipi i fundit që Josa ka drejtuar ishte Laçi, pikërisht skuadra që do të ketë përballë në finalen e Kupës së Shqipërisë në fund të këtij muaji. Tekniku kryeqytetas e njeh mjaft mirë skuadrën kurbinase për shkak se e drejtoi për gjashtë muaj e kjo është dhe një nga arsyet kryesore se pse presidenti Alban Xhaferi e bordi drejtues i besuan Vllazninë 58-vjeçarit.

Kupa do ta përfshinte atë në listën e trajnerëve të suksesshëm me Vllazninë, por mbi të gjitha do ta bënte trajnerin me më shumë trofe në Shqipëri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...