Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E trishtë/ Mbrojtësi i klubit gjerman me leucemi, tërhiqet në moshën 19-vjeçare

Hubert Mbuyi-Muamba është 19 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe në verën e vitit 2021 u transferua nga PSG te Hoffenheim. Lojtari me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos, ka rezultuar me leucemi, sëmundje që e ka detyruar të tërhiqet nga futbolli aktiv.

Lajm i dhimbshëm është dhënë nga klubi i Hoffenheim në një postim në faqen zyrtare të klubit të Bundesligës, aty ku lexohet: “Jemi të gjithë me ty! Lojtari i ekipit U23, Hubert Mbuyi-Muamba, mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga leucemia.

Ai ka shkuar në Francë për t’u kuruar. Të urojmë shumë forcë, Hubert”, shkruan klubi gjerman, ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet inkurajuese për lojtarin e ri, i cili ka nisur kurat me shpresën dhe besimin se do e fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....