Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

E trishtë, ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar!

Lajm i trishtë për boksin por edhe sportin shqiptar në tërësi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 85-vjeçare, një nga boksierët më të mirë shqiptarë, Ahmet Golemi. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, nëpërmjet një postimi në Facebook: “Miq dhe dashamirës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”. Golemi mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’, si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936 në Tiranë, ku edhe jetoi, ndërsa është i njohur po ashtu edhe si shkrimtar. Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e boksierit të famshëm, Muhamed Ali. Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit. Ahmet Golemi gjithashtu ka punuar për shumë vite në Supersport duke komentuar ndeshjet e boksit por edhe sporte të tjera dhe zëri i tij ishte shumë i dashur për të gjithë shqiptarët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...