Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E trishtë, ndërron jetë në moshën 25-vjeçare pasi pret penalltinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin belg. Arne Espil ishte 25 vjeç dhe aktivizohej si portier me skuadrën e Winkel Sport. Gjatë ndeshjes mes amatorëve të Winkel Sport dhe Westrosebeck, Espil priti një penallti, por menjëherë më pas u rrëzua në tokë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë. Lojtarit iu dha ndihma e shpejtë, madje u përdor edhe defibrilatori. Espil u nis për spital më pas dhe gjatë rrugës ndërroi jetë sipas raportimeve të Het Nieuwsblad.

Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne kaloi gjithë jetën e tij në këtë klub. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.

Ishte një skenë e tmerrshme”, deklaroi ndihmës trajneri Dewerchin. “Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë.

Unë mendoj se disa lojtarë ende nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Arne ishte një djali i mirë dhe plot humor. Ne jemi një grup miqsh, kjo e bën tepër të vështirë këtë humbje”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...