Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

E trishtë/ Po ndiqte shtesat e Holandë-Argjentinë, shuhet gazetari i njohur

Një tragjedi ka ndodhur në sallën e konferencave të shtypit gjatë zhvillimit të kohës shtesë mes Holandës dhe Argjentinës, përballje që prodhoi emocione të forta.

Ndërkohë që skuadrat po bënin përpjekjet e fundit për të evituar penalltitë ka ndërruar jetë papritur gazetari dhe bashkëpunëtori i njohur amerikan i Sports Illustrated, Grant Wahl.

Shkaku i mundshëm i vdekjes, sipas raporteve të CBS, ishte një atak në zemër, ndërsa përpjekjet për ta rikthyer në jetë ishin të kota. Siç e kishte deklaruar edhe vetë, Wahl vuante prej ditësh nga një bronkit i bezdisshëm,

Sipas dy gazetarëve të New York Times që ishin të pranishëm, personeli mjekësor tentoi për rreth 20 minuta t’i shpëtonte jetën gazetarit, por mrekullia nuk ndodhi.

48-vjeçari po e ndiqte ndeshjen nga salla e shtypit e stadiumit “Lusail Iconic Stadium”, ndërkohë që shkroi postimin e tij të fundit në Twitter me rastin e golit të barazimit të Holandës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...