Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“E trishtë të vdesësh 58 vjeç”, Klopp: Vialli? Shihni reagimet e njerëzve

Jurgen Klopp komentoi vdekjen e Gianluca Viallit, ish-lojtar dhe trajner i Chelsea në Premier League. Trajneri gjerman i Liverpoolit, deklaroi se është e trishtë të ndërrosh jetë në moshën 58-vjeçare.

Nuk e kam takuar kurrë personalisht, por mjafton të shikosh reagimet e ish-shokëve dhe kolegëve të tij për ta kuptuar menjëherë se çfarë lloj personi ishte. Një person i mrekullueshëm.

Kur dikush vdes në moshën 58-vjeçare është e pamundur të mendosh: ‘Ai ishte mjaftueshëm i vjetër’. Të vdesësh në moshën 58-vjeçare është e trishtueshme.

Unë jam 55 vjeç dhe e kuptoj se koha mund të jetë duke u afruar, le ta themi kështu. E njihja vetëm si tifoz futbolli, di të them se ishte një futbollist i mrekullueshëm.

U uroj gjithë të mirat familjes dhe miqve, shpresoj të gjejnë gjithë forcën e nevojshme për të vazhduar përpara”, u shpreh gjermani, gjithmonë i veçantë me prononcimt e tij.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...