Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E turpshme, furçë tualeti në vend të mikrofonit dhe 3 orë pritje në aeroport, Islanda çmend Turqinë!

Rrezikon të kthehet në një çështje diplomatike trajtimi që i është bërë ditën dielën kombëtares pas mbrritjes së saj në Islandë për ndeshjen kualifikuese të kësaj të marte e vlefshme për grupin H, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Duke iu referuar akuzave të sulmuesit Burak Yilmaz dhe kapitenit Emre Belezoglu, kombëtarja turke ka qëndruar për rreth 3 orë në aeroportin e Reykjavikut pasi lojtarëve dhe stafit u është bërë një kontroll i imtësishëm i pasaportave, ndërkohë që u janë hapur edhe bagazhet për kontrolle të detajuara për çështje sigurie. Për ta fryrë akoma edhe shumë skandalin ka menduar një gazetar islandez i cili në intervistën me Emre në vend të mikrofonit ka përdorur një furçë tualeti . Kjo pritje që i është bërë Turqisë në Islandë i ka kaluar përmasat sportive, teksa ka reaguar ministri i jashtëm i Turqisë, ndërsa zëdhënësi i presidentit Erdogan e ka cilësuar të papranueshëm një trajtim të tillë. Në rrjetet sociale tifozët e kanë cilësuar raciste sjelljen irlandezëve ndaj turqëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...