Futboll

E turpshme në Serbi, dhunohen futbollistët e skuadrës shqiptare (Foto)

Skuadra e Luginës së Preshevës, që militon në kategoritë inferiore të futbollit serb, ka rënë pre e dhunës në sfidën e luajtur në transfertë ndaj Levosojës.

Denoncimi është bërë nga vetë klubi Lugina, në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se gjatë gjithë kohës ka pasur thirrje raciste, ndërsa nuk ka munguar as dhuna.

Bashkë me detajet e ngjarjes së turpshme, klubi Lugina ka postuar edhe disa foto nga dhuna e ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë të skuadrës.

Denoncimi i plotë:
“Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë!

Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .

Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare .

Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit.
Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.
Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësis, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta.
Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme.

Klubi Lugina , do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi” .

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency