Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“E urrej periudhën e merkatos, lojtarët përdoren si produkte”

Jorge Sampaoli u ndal edhe te merkato në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj Barcelonës. Dueli i “Camp Nou” do të zhvillohet të dielën (21:00)dhe do të transmetohet në SuperSport.

Trajneri i Sevillas u shpreh se nuk e preferon shumë kohën e merkatos: “E urrej këtë periudhë! Është një temë shumë e veçantë, për të cilën e kam të vështirë të flas.

Kur mbërrij në dhomat e zhveshjes, zakonisht shoh qenie njerëzore aty. Nga ana tjetër, merkato i përdor lojtarët si të ishin produkte. Ka raste kur merkato prodhon goditje të madhe.

Më pas, pas gjashtë muajsh, i njëjti lojtar dërgohet në huazim me klubin që nuk përfiton asnjë euro. Barcelona? Fitorja është thelbësore për ne. Duhet të luajmë më mirë se ata dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi argjentinasi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...