Basketboll

E veçantë te Spurs, Gregg Popovich ia lë vendin trajneres Becky Hammon

Përgatiti: Alked Gjebrea

Becky Hammon trajnere e ekipit të San Antonio Spurs për një ditë. 43-vjeçarja nga Dakota e Jugut uli për një ditë në stol trajnerin legjendar të franchise-t teksan Gregg Popovich, për të marrë ajo vetë në dorë timonin e skuadrës. Të gjithë ekipet janë grumbulluar në Florida dhe janë duke bërë përgatitjet e fundit për të rifilluar ndeshjet në kampionatin më spektakolar në rruzull.

Orlando, siç dihet do të ketë privilegjin për të pritur ndeshjet e mbetura që do të plotësojnë edhe sezonin e rregullt, për të nxjerrë më pas edhe tablonë përfundimtare, me rrugëtimin që do të duhet të përshkojë çdonjëra nga 16 skuadrat e kualifikuara gjatë fazës play off për të siguruar edhe trofeun aq fort të lakmuar Larry O’Brien, me të cilin kurorëzohen ekipet fitues në NBA.

Në qytetin e tretë më të madh të Shtetit të Floridas kanë filluar prej ditësh edhe ndeshjet përgatitore parasezonale, megjithatë pikërisht në Orlando u regjistrua edhe ngjarja e shënuar e për një ditë Gregg Popovich dhe Becky Hammon ndërruan rolet. 43-vjeçarja nga Rapid City një ish-basketbolliste e famshme që ka luajtur si për përfaqësuesen e Sheteteve të Bashkuara ashtu edhe atë të Rusisë, prej 6 vjetësh punon si asistente e trajnerit të famshëm me origjinë kroate.

71-vjeçari nga Indiana që e ka nxjerrë ekipin e mirënjohur teksan plot 5 herë kampion në NBA është një figurë e ndritur e basketbollit botëror, por mbi të gjitha Gregg Popovich njihet për karakterin dhe natyrën e tij bashkëpunuese. Kështu për një ditë të vetme veterani vendosi të ulet në stol dhe t’i japë çelësat pikërisht asistentes së tij Becky Hammon, që pati privilegjin për të drejtuar ekipin në ndeshjen përgatitore me ekipin tjetër Milwaukee Bucks.

Në Qytetin e Orlandos, në kompleksin gjigant Disney World, në pallatin e sportit “Visa Athletic Center”, Spurs dhe Bucks matën forcat ndërmjet tyre, natyrisht pa praninë e spektatorëve, në një takim miqësor me 4 pjesë me nga 10’. Pjesa e parë ishte shumë më e ekuilibruar dhe ekipi nga Wisconsin shkoi në interval me epërsinë 47-41, sidoqoftë në vazhdim Milwaukee u shkëput, duke nxjerrë në pah edhe diferencat e mëdha që kanë këto dy skuadra në ditët e sotshme. Vetëm në fraksionin hapës ylli i Bucks Giannis Antetokounmpo realizoi 15 pikë, ndërsa në fund basketbollisti i përfaqësueses helene e mbylli takimin me 22 pikë në 22’ që qëndroi në parket.

Khris Middleton kontribuoi me 16 pikë dhe 5 asiste, por gjithsesi më mirë se ai te Milwaukee në këtë ndeshje bëri gjithashtu edhe qendra e ekipit Brook Lopez, që shënoi 17 pikë në vetëm 17’ lojë. Përfundimisht ekipi nga Wisconsin fitoi takimin me shifrat 113 – 92. Te Spurs më të mirët ishin Walker dhe Murray, që e mbyllën sfidën respektivisht me nga 14 e 13 pikë, sidoqoftë ekipit teksan do t’i nevojitet shumë punë, për të kapur zonën play off.

Në momentin e ndërprerjes në muajin mars, San Antonio pozicionohej në vendin e 12-të në Perëndim, me 27 fitore e 36 humbje, në një kohë kur pozicionin e tetë, pra vendin e fundit që mundëson kalimin për në post – season e mban Memphis Griezzlies me 32 fitore e 33 humbje, ndërsa në krahun tjetër ndonëse duheshin edhe 17 ndeshje që të përfundonte sezoni i rregullt Milwaukee Bucks kryesonte me plot 7 fitore më shumë se kampionët në fuqi të Toronto Raptors Konferencën e Lindjes.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency