Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E vendosën tifozët, “Lojtari i Shekullit” i Tiranës “15-katëshi”…

Tifozët e Tiranës përzgjedhin të madhin dhe të paharrueshmin Arben Minga si futbollistin e shekullit bardheblu. Mes shumë ikonave të propozuara në rrjetet sociale nga vetë fansat, emri më i lakuar ishte pikërisht “15-katëshi” Minga, që shkroi historinë me Tiranën në sezonet 1975-1991 dhe 1994-1996. Pesë tituj kampion në elitën e futbollit shqipar si bardheblu, katër Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë, është ky palmaresi i një prej futbollistëve më të mëdhenj dhe të respektuar të futbollit shqiptar. Kujtojmë që Arben Minga u nda para kohe nga jeta, ne vitin 2007, në moshën 47-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Drejtuesit e Tiranës, në kushtet e karantinës, në këtë vit që korrespondon me 100-vjetorin e themelimit të klubit , vazhdojnë të organizojnë ngjarje online. Më poshtë postimi i klubit bardheblu:

“Një shekull histori dhe një numër shumë i madh ikonash bardheblu. Një çmim është shumë pak dhe të shumtë do të jenë emrat që do të vlerësohen në festën e 100 vjetorit. Jo vetëm kaq por cilido që ka kontribuar për fanellën bardheblu do të ketë një vend në historikun e ditëve festive që klubi ka planifikuar.

10 ditë më parë propozuam të zgjidhnin tifozët lojtarin e shekullit bardheblu. Emrat e shënuar në mediat sociale kanë qënë të shumtë, si dhe propozimet për të mos u mjaftuar vetëm me një emër. Me të drejtë, pasi 100 vite histori kampionësh janë shumë.

Megjithatë, ky çmim simbolik meriton të jepet pasi tifozët i janë përgjigjur propozimit dhe kanë zgjedhur të preferuarin e tyre. Arben Minga është më i votuari ndër më të preferuarit e shekullit bardheblu.

 Në ditët e festës së 100 vjetorit, çmimi për ikonën “15-katëshi Minga”, do të jepet pas përzgjedhjes së bërë nga tifozët.”

Ju falenderojmë dhe urojmë të jeni mirë e të rikthehemi sa më shpejt së bashku!”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...