Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

E vërshëllyen sapo shkeli në fushë, Kroos: Sa tifozë të mrekullueshëm!

Real Madrid siguroi finalen e SuperKupës së Spanjës teksa mposhti në kohën shtesë Atletico Madrid me shifrat 5-3, teksa 90-minutëshi u mbyll në barazim 3-3. Një derbi spektakolar që la të kënaqur tifozerinë arabe duke qenë se ky kompeticion zhvillohet në Arabinë Saudite.

Megjithatë, përveç duartrokitjeve dhe entuziazmit, publiku nuk kurseu edhe vërshëllimat. Ato ishin të rezervuara për Toni Kroos, i cili u kontestua sapo u aktivizua në minutën e 67. Gjithçka lidhet me një deklaratë të gjermanit që thekson se futbolli në Arabi luhet vetëm për para dhe se ai nuk do të transferohej kurrë në një vend ku nuk respektohen të drejtat njerëzore.

Lexo edhe:

Gjithsesi, vërshëllimat nga tribunat nuk e shqetësuan aspak Kroos i cili ishte i qetë dhe si zakonisht mori përsipër regjinë në mesfushën e Realit. Pas sfidës, 34-vjeçari nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, mesfushori ironizoi kontestimin që erdhi nga tribunat.

“Ishte një ditë argëtuese, tifozë të mrekullueshëm”, shkroi Kroos në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke ironizuar kështu të gjithë pritjen që i rezervuan tifozët arabë.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...