Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E verteta e hidhur e Neymarit, humb eventin madhor të verës

FILE PHOTO: Soccer Football - World Cup - South American Qualifiers - Uruguay v Brazil - Estadio Centenario, Montevideo, Uruguay - October 17, 2023 Brazil's Neymar reacts after sustaining an injury REUTERS/Andres Cuenca/File Photo

Neymar Junior nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, që do të zhvillohet në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në tetor. Këtë e ka bërë të ditur mjeku i kombëtares braziliane.

“Ylli” i Seleçaos u dëmtua gjatë humbjes 2-0 kundër Uruguait në Montevideo, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ai u transportua me barelë mes lotësh dhe iu nënshtrua një operacioni në nëntor, pasi kishte këputur ligamentin e kryqëzuar dhe meniskun e gjurit të majtë.

Duhen të paktën nëntë muaj rehabilitim për t’u rikthyer pas një dëmtimi të tillë, ka shpjeguar mjeku brazilian, Rodrigo Lasmar, duke përjashtuar mundësinë që Neymar të marrë pjesë nga data 20 qershor deri më 14 korrik në kompeticionin që bashkon dhjetë kombet e Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) dhe gjashtë të Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve (Concacaf).

Lexo edhe: 

“Ai nuk do të ketë kohë, është shumë herët. Nuk ka kuptim të nxitosh për ta ngritur në këmbë para kohe dhe të marrësh rreziqe të panevojshme,” tha Lasmar. “Duhet të jemi të durueshëm. Të flasim për një kthim para nëntë muajsh është herët,” shtoi ai.

Doktori, megjithatë, qetësoi fansat për shanset që ka 31-vjeçari, i cili luan për klubin saudit Al-Hilal, për t’iu rikthyer paraqitjeve të tij para lëndimit.

“Ne presim që ai të rikuperohet plotësisht pas kësaj periudhe, i gatshëm për t’u rikthyer në një nivel të lartë, me rezultate të mira, pa asnjë lloj kufizimi”, tha Lasmar.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...