Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E vërteta rreth Contes dhe aventurës tek Tottenham, italiani nuk u shkarkua!

Para disa ditëve, klubi i Tottenham mbylli bashkëpunimin me trajnerin Antonio Conte. Pritshmëritë e londinezëve për këtë sezon ishin të larta, por fusha tregoi se Spurs-at nuk ishin ende në nivelin për të konkurruar për trofetë e rëndësishëm në Angli dhe Europë.

Ai që e pësoi ishte pikërisht tekniku italian i cili në më shumë se një rast nëpërmjet konferencave për shtyp theksonte se në klub mungonte mentaliteti i kampionit. Por, sipas The Sun, e vërteta në lidhje me Conten është ndryshe nga sa ishte paraqitur deri më tani.

Pavarësisht, ndasisë së ideve, presidenti Daniel Levy i kërkoi Contes të qëndronte në krye të skuadrës të paktën deri në fundin e sezonit. Mirëpo, pas përplasjeve me lojtarët dhe disa pjesëtarë të stafit, Conte refuzoi dhe nuk pranoi të rikthehej në Londër duke qenë se atë periudhë ishte në Itali. Presidenti Levy e kuptoi se me largimin e Contes, situata do të përkqësohej, ashtu siç edhe ndodhi.

Lexo edhe:

Në fund ishte Conte që vendosi “veton” dhe nuk pranoi të vijonte detyrën tek Tottenham duke lënë skuadrën mes “katër rrugëve”. Edhe pasuesi i tij, Christian Stellini nuk pati forcë për të ndryshuar situatën teksa u shkarkua pas disfatës turpëruese me shifrat 6-1 ndaj Newcastle. Aktualisht, Tottenham është në “duart” e një tjetër pjesëtari të stafit, Ryan Mason teksa drejtuesit mbeten në kërkim të një “timonieri” për sezonin pasardhës ku i preferuari është Julian Nagelsmann.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...