Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E vështirë për Dybalan, Barcelona fokusohet te Griezmann

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 16: Antoine Griezmann of Atletico Madrid celebrates after scoring a goal during Spanish La Liga match between Atletico Madrid and Malaga at Wanda Metropolitano in Madrid, Spain on September 16, 2017. (Photo by Burak Akbulut/Anadolu Agency/Getty Images)

Paulo Dybala ka qenë një objektiv i hershëm i katalanasve. Madje gjatë merkatos që lamë pas u fol shpesh për një transferim të mundshëm të argjentinasit në radhët e “blaugranave”. Oferta ishte konkrete, por drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, në shumë raste është shprehur i prerë në lidhje me këto zëra. Dybala nuk ikën, pavarësisht shumës që mund të ofrohet për të. Në muajt në vazhdim drejtuesit “bardhezi” do të bëjnë cmos për ta blinduar numrin 10. Nisur nga ky fakt, Barcelona tashmë është vënë në ndjekje të një tjetër sulmuesi, Antoine Griezmann të Atletico Madridit. Sipas mediave spanjolle, qëllimi i “blaugranave” është që t’ia shkëpusin Atleticos “yllin” e skuadrës përpara fillimit të botërorit në Rusi. Momentalisht, francezi ka klauzolë largimi 200 milionë euro, por që qershorin e ardhshëm do të reduktohet në 100 milionë, shumë kjo mëse e pranueshme për një futbollist të klasit të Griezmann. Los Colchoneros duket se tashmë i janë dorëzuar idesë që sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm, pasi edhe United ka shfaqur interesim konkret për 26-vjecarin. Sidoqoftë, pista e Premier League është opsioni që kuotohet më pak, pasi dëshira e Griezmann është të vazhdojë aventurën në La Liga.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...