Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“E vështirë të konkurrojmë me Realin”, Barcelona nuk e fal Xavin

Joan Laporta e ka vendosur dhe as që ka ndërmend të ndryshojë mendim: Xavi do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Deklarata e trajnerit që katalanasit do e kenë të vështirë të konkurrojnë me klubet si Reali apo ato angleze si pasojë e problemeve ekonomike, ka zemëruar presidentin.

Mediet pranë klubit raportojnë se dueli përballë Rayo Vallecanos do të jetë i fundit për Xavin në pankinën e skuadrës së tij të zemrës.

Barcelona sfidon në shtëpi ekipin e Ivan Balliut, të dielën (19:00). Takim që do të transmetohet live në SuperSport 4.

Lexo edhe: 

Më pas lamtumira nga Barcelona. Me Laportën që do të shkarkojë 44-vjeçarit mes të hënës dhe të martës së javës së ardhshme.

Xavi lajmëroi në fundin e janarit se do të largohej në verë, por me kalimin e kohës ndryshoi mendim. Dhe disa ditë më parë u shfaq i lumtur përkrah Laportës, ku lajmëroi qëndrimin e tij te Barcelona.

Buzëqeshjet mes palëve zgjatën fare pak. Raporti mes presidentit dhe trajnerit ka prekur fundin dhe tashmë pritet ndarja mes tyre.

Xavi drejton skuadrën katalanase prej nëntorit të vitit 2021. Si trajner i Barcelonës fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës vitin e kaluar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...