Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E vuajti rrëzimin e ekipit të zemrës në Serie B, goditja me grusht i kushton tri vite!

Andrea Cossu e përjetoi shumë keq rënien e Cagliarit në Serie B në sezonin e fundit. Skuadra sarde ngeci në një barazim 0-0 në fushën e Venezias në javën e fundit të sezonit 2021/2022 në Serie A, në një takim që nuk kishte vlera për vendasit.

Barazimi i kushtoi Cagliarit rrëzimin në divizionin e dytë të futbollit italian pas gjashtë vitesh dhe ish-kapiteni i ishullorëve, i cili në vitin 2010 ia doli të debutonte edhe me kombëtaren e kaltër, shfryu dufin ndaj një stjuardi, të cilin e goditi me grusht.

Sot është marrë vendimi për episodin e ndodhur më 22 maj. Menaxheri 42-vjeçar, për tre vitet e ardhshme nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo kompeticion sportiv.

Personi i goditur nga Cossu ngriti një padi dhe ish-futbollisti ofensiv tani do të detyrohet t’i shikojë ndeshjet nga shtëpia për tri vitet e ardhshme.

Cossu dhe Cavani gjatë një Cagliari-Palermo

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...