Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E zbulon babai i Agueros: Ka dëmtuar meniskun, do të operohet!

Manchester City shkatërroi 5-0 Burnley në sfidën e javës së 30-të të Premier League-s, por për Citizens kjo ishte fitore e hidhur, pasi në fundin e pjesës së parë Sergio Aguero u detyrua të linte fushën i dëmtuar në gjurin e majtë.

Fytyra e Pep Guardiola në momentin e dëmtimit të sulmuesit shprehte qartë shqetësimin për gjendjen e tij e tashmë lajmi i keq konfirmohet edhe nga babai i argjentinasit, i cili ka zbuluar se Aguero duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Leonel del Castillo zbuloi se djali i tij ka pësuar një dëmtim serioz në menisk.

“Pak kohë më parë, fola me të. Dëmtoi gjurin ku ndiente shqetësime edhe gjatë javës. Këtë të martë do t’i bëjnë rezonancën magnetike për ta përcaktuar më saktë të dëmtimit. Mendoj se do të operohet në Barcelonë, të enjten ose të premten, aty ku i ndodhi herën e fundit.”

Aguero iu nënshtrua një operacioni të ngjashëm para Kupës së Botës “Rusi 2018”. Edhe në atë rast udhëtoi në Spanjë për ndërhyrjen.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...