Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

E zbulon Benevento, Panucci ftesë Gjimshitit, por jo për Memushajn

Ledian Memushaj do të mungojë në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjen miqësore  me Norvegjinë, në program në 26 Mars në Elbasan Arena. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Beneventos, klubit ku luan mesfushori vlonjat. Skuadra italiane bën të ditur se nga radhët e saj janë Berat Gjimshiti dhe rumuni, Alin Dorinel Tosca, futbollistët që do të grumbullohen nga kombëtaret respektive për fundin e marsit, duke mos përmendur emrin e Memushajt, çka konfirmon mungesën e një ftese nga Christian Panucci në drejtim të mesfushorit 31-vjeçar.

Memushaj nuk figuron i dëmtuar, pasi nga mediat italiane jepet në formacionin e mundshëm të Beneventos për sfidën e 18 marsit me Cagliarin, por një arsye që mund të ketë ndikuar në vendimin e trajnerit të Kombëtares, mund të jetë aktivizimi i paktë i Memushajt te Benevento, ku ka humbur statusin e titullarit nga trajneri De Zerbi.

Memushaj u la në stol pa u aktivizuar për asnjë minutë në takimin e fundit me Fiorentinën, ndërkohë që nuk aktivizohet me skuadrën italiane që nga ndeshja e 4 shkurtit të kaluar me Napolin. Për sa i përket Berat Gjimshitit, titullar fiks te Benevento, klubi italian bën të ditur se do të bashkohet me Kombëtaren Shqiptare mëngjesin e së hënës, për t’u vënë ën dispozicion të Panuccit për miqësoren e 26 Marsit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...