Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E zbulon “Bild”: Lewandowski fliste në telefon në dhomën e zhveshjes dhe thoshte…

Bayern Munich nuk dëshiron që Robert Lewandowski të largohet, por sulmuesi polak praktikisht ka vendosur të ardhmen e tij: ai synon të nënshkruajë me Barcelonën. Skuadra “Blaugrana”, të kushtëzuar nga gjendja ekonomike, do të bëjë gjithçka për të marrë shërbimet e lojtarit 33-vjeçar, i cili ka edhe një vit kontratë me skuadrën bavareze. Por ai nuk dëshiron ta përmbushë kontratën dhe këtë ai u aka bërë të qartë drejtuesve të kampionëve të Gjermanisë, me të cilët është dëgjuar duke folur me një ton të ngritur nga shokët e skuadrës.

“Robert Lewandowski foli me zë të lartë në telefon në dhomat e zhveshjes. Edhe pse sulmuesi fliste në polonisht, kishte një term që të gjithë profesionistët e kuptonin edhe pa njohuri të gjuhës së huaj”, zbulon gazeta gjermane Bild. Cili ishte termi? “Barcelona”. Disa anëtarë të skuadrës bavareze dëgjuan vazhdimisht se si golashënuesi i tyre përmendi emrin e ekipit spanjoll, favorit i madh për të fituar shërbimet e tij këtë verë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...