Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E zbulon “Bild”: Xabi Alonso do të jetë trajner i Gladbachut

Xabi Alonso do të jetë në verë trajneri i ri i Borussias së Monchengladbachut, si pasues i Marco Rose. Lajm ky i dhënë nga gazeta gjermane “Bild”, që e bën thuajse të sigurt hedhjen e këtij hapi në karrierë nga ish-futbolisti ekipeve të mëdha si Liverpool, Real Madrid dhe Bayern i Mynihut. Aktualisht, 39-vjeçari është trajner i Real Sociedadit B, që militon në Segunda B, në Spanjë.

Po sipas “Bild”, edhe pse duket shumë pranë kalimit në Bundesligë, në një prej skuadrave më me emër në Gjermani, Xabi Alonso nuk ka refuzuar ende ofertën e klubit bask për të rinovuar kontratën.

Projekti është tërheqës për Xabin, i cili do të katapultohej nga liga inferiore në Spanjë në elitën e futbollit gjerman, në krye të një skuadre që ka luajtur në Champions dhe tani garon për një vend në Europa League (renditet në vendin e 10-të).

Xabi Alonso po bën një punë të shkëlqyer te skuadra e dytë e Real Sociedadit, edhe pse nuk ka në dispozicion një nga brezat më të shkëlqyer. Roberto Olabe, drejtori i futbollit te Sociedadi ishte i qartë në deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen e 39-vjeçarit.

“Ne do të dëshironim shumë që Xabi të vazhdonte me ne, do ta presim derisa ai të dëshirojë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...